Kapitulli i 29-të i negociatave të Maqedonisë së Veriut me BE-në: Unioni doganor

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kapitulli i 29-të i negociatave të Maqedonisë së Veriut me BE-në: Unioni doganor

Maqedonia e Veriut e ka mbajtur konferencën e parë ndërqeveritare me BE-në, me çka edhe zyrtarisht i ka filluar negociatat për anëtarësim në Union.

Pas konferencës së parë ndërqeveritare, Komisioni Evropian menjëherë e ka filluar edhe procesin e skriningut, i cili përmban 35 kapituj. Telegrafi Maqedoni do t’iu informojë për përmbajtjen e secilit kapitull nëpër të cilët duhet të kalojë Maqedonia e Veriut.

Kapitulli i 29-të: Unioni doganor

Acquis e bashkimit doganor përbëhet pothuajse ekskluzivisht nga legjislacioni i cili është drejtpërdrejt i detyrueshëm përs shtetet anëtare. Ai përfshin Kodin Doganor të BE-së dhe dispozitat e tij zbatuese, nomenklaturën e kombinuar, tarifën e përbashkët doganore dhe dispozitat për klasifikimin tarifor, lehtësimin e detyrimeve doganore, pezullimet e detyrimeve dhe kuotat e caktuara tarifore, si dhe dispozita të tjera si ato për kontrollin doganor të mallrave të falsifikuara dhe pirate, prekursorët e drogës, eksporti i mallrave kulturore si dhe për ndihmën e ndërsjellë administrative në çështjet doganore dhe transit. Shtetet anëtare duhet të sigurohen që kapacitetet e nevojshme zbatuese, duke përfshirë lidhjet me sistemet përkatëse të kompjuterizuara doganore të BE-së, janë të vendosura. Shërbimet doganore duhet gjithashtu të sigurojnë kapacitete adekuate për të zbatuar rregulla të veçanta të përcaktuara në fushat përkatëse të acquis si tregtia e jashtme.

Advertisement

Çka është procesi i skriningut dhe çka do të thotë për Maqedoninë

Ndryshe, përveç kapitujve të BE-së, Maqedonia e Veriut ka nënshkruar edhe protokoll me Bullgarinë, i cili përmban gjithashtu disa rekomandime dhe detyrime, të cilat duhet të plotësohen nga të dy shtetet, për të mos pasur pengesa në anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE./Telegrafi/

Advertisement

Kapitulli i 29-të i negociatave të Maqedonisë së Veriut me BE-në: Unioni doganor shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy