Kasami-Konjufca: Nevojitet një strategji gjithëpërfshirëse për arsimim më cilësor në gjuhën shqipe

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami sot në Prishtinë kanë realizuar takim me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ku kanë biseduar për shumë çështje me rëndësi të përbashkët për të dy vendet, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Kasami në profilin e tij në Facebook shkruan se me Konjufcën kanë biseduar për pozitën e shqiptarëve përgjithësisht dhe për peshën dhe rëndësinë e tyre politike, për sfidat e shumta, sidomos për sfidat në sferën e arsimit.

“Në këtë drejtim biseduam për mungesën e një strategjie gjithëpërfshirëse për arsimim më cilësor në gjuhën shqipe, për problemet e shumta që shfaqen në rrugën e ringritjes së arsimit shqip, sidomos për problemin e mungesës së furnizimit të nxënësve me libra nga ana e MASH-it dhe shumë problematika tjera që pamundësojnë sistem arsimor cilësor dhe në hap me trendet moderne të arsimit.

Gjithashtu, diskutuam edhe për mungesën e një strategjie unifikuese mes pozitës dhe opozitës për çështjet jetike që janë me interes të përbashkët”, shkruan Kasami në Facebook.

Advertisement

 

Kasami-Konjufca: Nevojitet një strategji gjithëpërfshirëse për arsimim më cilësor në gjuhën shqipe shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy