Katër ditë heshtje për zjarrin në Kirurgjinë Torakale në Shkup

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Mbyllet një pjesë e repartit torakal në Klinikën shtetërore Nënë Tereza në Shkup për shkak shpërthimit të një zjarri. Në mbrëmjen e së mërkurës për shkak të qarkut në kabllotë elektrike, zjarri ka kapluar një sallë operimi në katin përdhesë. Sic njoftojnë dëshmitarët, pacientët që kanë qenë të shtrirë janë evakuar menjëherë në katin e gjashtë.

Drejtori i këtij repartit Nexhati Jakupi konfirmoi rastin. Fillimisht pranoi të prononcohet që më vonë të mos jetë I kapshëm.

“Vetëm ta formuloj dhe ta shoh, më kërko edhe një herë nuk është problem. Për sa kohë? Për 5 minuta. Të largohem se jam në rëmujë”, deklaroi Nexhati Jakupi.

Për zjarrin u deklarua ministri I Shëndetësisë Bekim Sali edhe pse fillimisht nuk kishte qenë i informuar për zjarrin që kishte ndodhur në këtë repart. Ai tha se zjarrfikësit kanë intervenuar me aparate kundër zjarrit.

Advertisement

“Në një pjesë të një invertari ka pasur zjarr, kanë intervenuar nga Njësia e zjarrfikësve me aparate kundër zjarrit, gjegjësisht një pjesë e kabllove elektrike ka nisur zjarr në sallën e operimit. Ajo sallë ende nuk është në përdorim edhe pse dy herë ka qenë e promovuar”, deklaroi Bekim Sali

Ndryshe në vitin 2020 dhe 2021 kryeministri i atëhershëm i vendit Zoran Zaev, sëbashku me anëtarë të kabinetit të tij, ndër to edhe ministri i shëndetësisë Venko Filipçe, përuruan këtë repart të kirurgjisë torakale. Atëherë të gjithë deklaruan se salla e operimit është sipas standardeve më të larta botërore në të cilën ka pajisje më bashkëkohore. Dy vite më vonë salla e operimit ende nuk është funskionale, thotë ministri Sali dhe për këtë tha se do të jep më shumë detaje ditëve në vijim. /KlanMacedonia/

Katër ditë heshtje për zjarrin në Kirurgjinë Torakale në Shkup shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy