Kërçovë, pesë të infektuar dhe tre të shëruar

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Gjatë 24 orëve të fundit në Kërçovë janë regjistruar pesë të infektuar dhe tre të shëruar. Numri i përgjithshëm i të infektuarve në këtë komunë është 120, prej të cilëve 93 janë raste aktive, 22 janë shëruar dhe pesë persona kanë humbur jetën.

Mjeku Xhabir Bajrami i cili është edhe anëtar i Shtabit Komunal të Krizës në Kërçovë, thotë se pesë pacientët e rinj janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe po shërohen në kushte shtëpie nën kontroll të mjekut amië, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Ata janë në izolim, ndërsa sot kemi tre persona të cilët mposhtën coronavirusin|, tha Bajrami.

Ai ju bëri apel qytetarëve t’u përmbahen rekomandimeve të dhëna nga institucionet shëndetësore./Telegrafi/

Advertisement

Kërçovë, pesë të infektuar dhe tre të shëruar shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy