Klinika e Shkupit: I dënojmë të gjitha spekulimet në lidhje me transparencën për vdekjen e hendbollistit të ri

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Klinika e Shkupit ka dënuar të gjitha spekulimet në publik gjatë ditës së kaluar në lidhje me transparencën për vdekjen tragjike të hendbollistit të ri dhe përmes një kumtese tregon dy fakte për rastin:

“Ashpër i dënojmë të gjitha spekulimet sa i përket transparencës për këtë ngjarje tragjike. Që nga pranimi e theksuam rëndësinë e situatës në të cilën pacienti është pranuar dhe të gjitha përpjekjet për reanimacion. Shpresojmë se institucionet kompetente do ta zbardhin rastin shpejtë. Familjes edhe një herë i shprehim ngushëllime të thella për humbjen e tyre”, njoftojnë nga Klinika.

Ata shtojnë se pacienti ishte pranuar herët në mëngjes më 7 prill në Qendrën Urgjente në Shkup pa i punuar zemra dhe shenja jete dhe pa lëndime të dukshme.

“Mjekët kujdestarë menjëherë në pranim kanë filluar me reanimacion në zemër dhe mushkëri të bardha. Pas gjysmë ore ka filluar të rrahë zemra. Edhe krahas kritikueshmërisë së situatës, menjëherë është bërë tomografi kompjuterike e gjithë trupit. Gjatë vetë pranimit të pacientit, janë thirr të gjitha ekipet, nga Neurokirurgjia, nga Kirurgjia Abdominale, Torakale dhe nga Traumatologjia që të deklarohen sa i përket raportit të tomografisë kompjuterike. Ënjtja e përgjithshme e trurit që është konstatuar në tomografi, mund të jetë për shkaqe të ndryshme, ndërsa një prej tyre është mungesa e oksigjenit në gjak dhe kthimi në jetë që ka zgjatur gjysmë ore. Kohëzgjatja e kthimit të pacientit në jetë është konfirmuar nga kolegët e Neurokirurgjisë të cilët ishin të pranishëm gjatë gjithë periudhës së mjekimit të pacientit”.

Advertisement

“Pacienti i cili pas pranimit dhe reanimacionit është dërguar në Klinikën për Reanimacion dhe Mjekim Intensiv, ndërroi jetë më 8 prill në orët e mesditës pas 24 orë luftë për jetë dhe disa reanimacione plotësuese. Trupi pa shenja të dukshme të jashtme të dhunës dhe për shkak të paqartësive për shkakun e vdekjes ishte dorëzuar në Institutin për Mjekësi Ligjore që të bëhet autopsi dhe të zbardhet shkaku se pse është shkaktuar ndërprerja e punës së zemrës dhe cili është saktë shkaku për edemën globale e trurit. Që nga vetë pranimi në Qendrën Urgjente, MPB është njoftuar për situatën e pacientit. Gjatë ditës së djeshme i gjithë dokumentacioni ishte dorëzuar në Prokurorinë Publike”, thuhet në njoftimin e Klinikës.

Klinika e Shkupit: I dënojmë të gjitha spekulimet në lidhje me transparencën për vdekjen e hendbollistit të ri shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy