Komisioni për Antikorrupsion: Edhe personat e papunësuar kanë dhënë shuma të mëdha donacionesh për partitë politike

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Transaksione të dyshimta janë gjetur pothuajse në të gjitha partitë politike pjesëmarrëse në zgjedhjet lokale të vitit të kaluar. Sipas Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, personat e papunë ose me të ardhura të ulëta janë si donatorë dhe paguanin shuma të mëdha, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Personat fizik të cilët nuk janë të punësuar ose nuk kanë të ardhura, përkatësisht të cilët janë të punësuar në pozita që nuk kanë të ardhura të larta, para zgjedhjeve lokale të vitit të kaluar u kanë paguar shuma më të mëdha partive politike, thonë nga Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK). Këto transaksione të dyshimta janë dorëzuar në Drejtorinë e Policisë Financiare, ku disa janë konfirmuar dhe janë dorëzuar në Prokurorinë Publike.

“Bëhet fjalë për donacione për individë brenda maksimumit të përcaktuar me ligj, por dyshojmë se disa prej tyre nuk janë të punësuar, nuk kanë të ardhura ose janë të punësuar në pozita që nuk kanë të ardhura të mjaftueshme. Është dorëzuar në Njësinë e Inteligjencës Financiare. Jemi informuar se disa nga dyshimet tona janë vërtetuar dhe se informatat i janë dorëzuar Prokurorisë Publike për inicimin e procedurës. Nuk kemi informacion se cilat lëndë janë proceduar në Prokurori”, tha për “Sloboden Peçat” Katica Nikollovska, anëtare e KSHPK-së.

Ajo njofton se transaksionet e dyshimta janë gjetur pothuajse se te të gjithë partitë politike që janë listën e zgjedhjeve lokale. Nga policia financiare thonë se këto informacione janë konfidenciale dhe jo të disponueshme për opinionin./Telegrafi/

Advertisement

Komisioni për Antikorrupsion: Edhe personat e papunësuar kanë dhënë shuma të mëdha donacionesh për partitë politike shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2022 Struga.info | Privacy policy