Komuna e Gostivarit: Shitja e kurbaneve vetëm te Tregu i kafshëve

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Me qëllim të ruajtjes së pastërtisë dhe vënies rend në shitjen e kurbaneve, Komuna e Gostivarit në bashkëpunim me Ndërmarrjen “Progres pazari”, njofton se si lokacion për shitjen e kurbaneve të Bajramit ka caktuar Tregun e kafshëve në lagjen “Fazaneri”.

“Njoftohen blegtorët se lokacionin në fjalë do të mund ta shfrytëzojnë pa kompensim dhe se shitja e kurbaneve jashtë lokacionit të caktuar, ndalohet rreptësisht. Inspektorati komunal do të jetë aktiv në terren dhe do të ndërmarrë masa përkatëse kundër shkelësve të ligjit për pastërti publike”, thonë nga Shërbimi për informim pranë komunës së Gostivarit.

Komuna e Gostivarit: Shitja e kurbaneve vetëm te Tregu i kafshëve shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy