Komuna e Tetovës: Dikush po e prish atë që po bëjmë për Tetovën tonë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Komuna e Tetovës sot ka reaguar në lidhje me prishjen e ulëseve në qendrën e qytetit. Nga atje thonë se veprimet e tilla të shëmtuara nuk i bëjnë dobi askujt

“Aktet vandale nuk duhet të ketë vend në shekullin e 21-të. Por fatkeqësisht dikush po e prish atë që po bëjmë për Tetovën tonë. Veprime të tilla të shëmtuara nuk i bëjnë dobi askujt, përkundrazi, paraqesin një imazh të shëmtuar për qytetin tonë. Pajisjet urbane janë të të gjithëve ne, qyteti është i përbashkët.

Nëse nuk punojmë së bashku, do ta kemi të vështirë të zhvillohemi dhe të ecim përpara.

Apelojmë te qytetarët që ta mbrojnë qytetin, sepse ai është shtëpia e secilit prej nesh. Shpresojmë që autoritetet të gjejnë dhe ndëshkojnë ata që prishën sheshin e qytetit dhe se më nuk do të ndodhin gjëra të tilla”, thuhet në reagimin e Komunës së Tetovës./Telegrafi/

Advertisement

The post Komuna e Tetovës: Dikush po e prish atë që po bëjmë për Tetovën tonë appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy