Kovaçevski: Ndihmuam Ukrainën sepse ne dimë të vlerësojmë miqësitë e vërteta

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski tha se Maqedonina e çmon vlerën e miqësive të mira dhe të qëndrueshme edhe në kohë krize, prandaj sipas tij, vendimi për dërgimin e tankeve në Ukrainë ishte vendim i duhur.

“Ne kemi qenë gjithmonë në anën e duhur të historisë. Ne kemi ndihmuar gjithashtu popullin ukrainas me ndihma humanitare dhe duke u kujdesur për refugjatët, disa prej të cilëve janë ende këtu. Populli ukrainas janë miqtë tanë dhe ne kemi treguar se jemi edhe një komb edhe një vend që di të vlerësojë miqësinë”, tha kryeministri Kovaçeski në një intervistë televizive.

Kryeministri theksoi se Maqedonia e ka harmonizuar politikën vendase me politikat e NATO-s dhe BE-së dhe për këtë kërkojmë anëtarësimin e plotë në Union.

Ai poashtu ka përmendur dhe aludimet e opozitës për integrimin e vendit në BE, për çështjet të cilat sipas tyre e cenojnë historinë, gjuhën dhe identitetin maqedonas.

Advertisement

Kovaçevski tha se koha po tregon se çdo mendim dhe gënjeshtër që tha opozita, po del në pah dhe populli po e kupton politikën e dështuar të OBRM-PDUKM-së.

Kovaçevski: Ndihmuam Ukrainën sepse ne dimë të vlerësojmë miqësitë e vërteta shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2022 Struga.info | Privacy policy