Kovaçevski: Nuk do të ndajë në tanët dhe tuajin, por në të aftë dhe të paaftë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministrat dhe qytetarët nuk do t’i ndaj në tanët dhe tuajin, por do t’i ndaj vetëm në të aftë dhe të paaftë, punëtorë dhe jopunëtorë, të ndershëm dhe të pandershëm. Këto janë pjesë e mesazheve personale të kryetarit të LSDM-së dhe mandatarit për Qeverinë e re, Dimitar Kovaçevski në fjalimin e tij para deputetëve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai u bëri thirrje politikanëve të bashkohen dhe të bashkëpunojnë dhe tha se janë të hapur ndaj kritikave dhe sugjerimeve, por bëri thirrje edhe për politika strategjike, jo vetëm në politikën e jashtme, por edhe në arsim, shëndetësi dhe bujqësi.

Në program ai tha se Qeveria ka një plan të qartë dhe të zbatueshëm për përballimin e krizës ekonomike dhe energjetike dhe tejkalimin e pasojave negative.

“Sfida kryesore në ekonomi mbetet përballja me efektet e pandemisë dhe krizës energjetike. Qeveria në fillim të mandatit do të bëjë një plan ndërhyrjeje për të mbështetur popullsinë dhe ekonominë për përballimin e pasojave të krizës energjetike.

Advertisement

Kjo do të bëhet me qëllim të zbutjes së efekteve negative në çmim dhe mbrojtjen e qytetarëve nga goditjet e çmimeve”, tha Kovaçevski./Telegrafi/

Kovaçevski: Nuk do të ndajë në tanët dhe tuajin, por në të aftë dhe të paaftë shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy