Kovaçevski: Nuk e përkrah referendumin e propozuar nga OBRM-PDUKM-ja

Pinterest LinkedIn Tumblr +

“Ne kemi deklaruar se duam një shtet të pavarur maqedonas që do të bëhet sa më shpejt anëtar i Bashkimit Evropian. Nëse shikoni Kushtetutën dhe rregullimin tonë dhe të gjitha strategjitë e Qeverisë, atëherë është shumë e qartë se ne e dëshirojmë këtë”, tha kryeministri i vendit, Dimitar Kovaçevski në lidhje me referendumin e propozuar nga opozita maqedonase.

Në intervistën e sotme për lajmet në Kanal 5 ai ka vlerësuar se tezat e opozitës se gjuha maqedonase nuk do të njihet në Bashkimin Evropian dhe se kështu do të humbasë identiteti ynë, janë të pabaza.

“Teza e parë e opozitës ishte se gjuha maqedonase nuk do të njihej në BE dhe më pas u pa se ishte një manipulim i pastër. Ata thanë se identiteti i popullit maqedonas do të humbet, por vetë nënkryetari i Komisionit Evropian në konferencën ndërqeveritare tha qartë se identiteti maqedonas jo vetëm që do të mbrohet, por se do të jetë një identitet që do të ndërtohet mbi identitetin evropian. Ky është qëllimi i zgjerimit të BE-së: rritja e potencialeve ekonomike, njerëzore, kulturore, arsimore etj. Populli ynë meriton të ecë përpara. Një referendum i tillë do të jetë vetëm një hap prapa”, nënvizoi Kovaçevski.

Ndërkohë edhe pse propozimi për referendumin erdhi nga opozita maqedonase, ata ende nuk kanë një ide të qartë lidhur me formulimin e drejtë të pyetjes përbërëse të referendumit.

Advertisement

Kovaçevski: Nuk e përkrah referendumin e propozuar nga OBRM-PDUKM-ja shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy