Kovaçevski: Vendet e nismës “Ballkani i Hapur”, problemet me krizën do t’i tejkalojnë së bashku

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, në fjalimin e tij në Samitin “Ballkani i Hapur” në Beograd, tha se qëllimi i nismës është heqja e plotë e kufijve dhe se i njejti nuk shihet si zëvendësim i Bashkimit Evropian.

Kovaçevski përmendi se nisma synon një lëvizje të lirë të mallrave dhe krijimin e ekonomisë së fortë ndërmjet shteteve.

“Mendoj se synimi ynë duhet të jetë heqja e plotë jo vetëm e barrierave administrative mes Maqedonisë, Serbisë dhe Shqipërisë, por edhe heqja e plotë e rampave dhe krijimi i një rajoni që komunikon me njëri-tjetrin në të gjitha bazat dhe të kemi 100 përqind rajon të hapur”, tha Kovaçevski.

Aty u tha se vendet e nismës “Ballkani i Hapur” janë angazhuar për të ndihmuar njëri-tjetrin në rast se përballen me mungesa të furnizimeve ushqimore, përshkak të krizave aktuale.

Advertisement

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, deklaroi se tre shtetet, Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut do të bashkëpunojnë mes tyre nëse përballen me probleme.

“Bashkëpunimi është motori që na shtyn përpara për t’i tejkaluar sfidat e dimrit të ashpër. Kemi mbledhur së bashku për të nxitur bashkëpunimin rajonal. Kemi ndërtuar marrëdhënie miqësore dhe besim si vende mike, ndërkohë që shohim dhe këtë lloj bashkëpunimi të realizuar në BE. Ne e bëjmë këtë për qytetarët e vendeve tona për të nxitur bashkëpunimin midis nesh. Do të angazhohemi për disponueshmërinë e ushqimit për qytetarët tanë. Siç duhet të bëjnë fqinjët e mirë, do ta ndihmojmë njëri-tjetrin në rast se do ketë mungesa në furnizimet ushqimore. Nëse secili prej vendeve tona do përballet me probleme të tilla, nuk do ketë ndalesë nga ne, do ketë qarkullim për një numër prodhimesh bujqësore”, përfundoi Kovaçevski.

Kovaçevski: Vendet e nismës “Ballkani i Hapur”, problemet me krizën do t’i tejkalojnë së bashku shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy