Kriza u shfrytëzua për dyfishimin e çmimeve në Maqedoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Çmimet e ushqimeve të shpejta vazhdojnë të mbeten shumë të larta, njësoj sikur në kohën kur kriza ishte në kulmin e saj. Qytetarët paguajnë së paku 140 denarë për një hamburger. Ata thonë se ky çmim është shumë i lartë dhe duke pasur parasysh uljen e çmimit të vajit dhe produkteve të tjera bazë, do të duhej që të ketë edhe ulje të çmimit të këtij lloji të ushqimit.

Normal më shtrenjtë se si ka qenë, mendoj se duhet me gjet një zgjidhje dhe me i ul, edhe pse nuk ka ulje,” tha një qytetar.

“Mendoj se duhet të ketë patjetër, përndryshe janë shumë të mira… Patjetër mendoj se duhet me pas, për shembull disa i kanë kushtet e mira dhe mendojnë se nuk duhet me pas, për ata që nuk kanë, mendoj se duhet të ketë,” u shpreh një qytetar tjeter.

“Duhet edhe pak të ulen çmimet, ndonjë çmim ta ulin edhe pak… Edhe nuk është e shëndetshme edhe është e shtrenjtë, mendimi im është se secili ka shijen e vet….. 15 euro, për dy persona,” tha një qytetar.

Advertisement

Ushqimet e shpejta nuk kanë vlera ushqyese, kanë yndyrë e karbohidrate, ndërsa konsiderohen si ushqime jo të shëndetshme. Por edhe përkundër kësaj mbeten të preferuara për të rinjtë. Personat më në moshë u shmangen atyre, duke preferuar më shumë ushqimet e shëndetshme.

“Hamburgerë nuk hamë shumë, një herë në muaj, kur e merr nëna ime pensionin, atëherë vijmë blejmë për në shtëpi dhe kjo, pastaj hamë në shtëpi gjellë, tani domate, patate, kjo… ” u shpreh qytetari.

Njëri nga pronarët Fast-Fudeve thotë se pas fillimit të krizës, çmimet janë rritur për rreth 40 për qind dhe për momentin nuk mendojnë uljen.

“Njëqind e dyzet denarë, para krizës ka qenë 100 denarë…. Tash për tash njëherë jo nuk mundemi, se nuk kemi llogari, nuk kemi shumë punë…. Për këto të rinjtë tash që janë këtu, janë pak shtrenjtë çmimet, por kriza e bën të vetën, ” tha një shitës.

Advertisement

Sipas të dhënave të fundit të Entit Shtetëror të Statistikave, në muajin prill, krahasuar me një muaj më parë, është shënuar ulje e serishme e çmimit të vajit për 6.5 për qind, ndërsa për bukën dhe drithërat është shënuar ulje për 1,5 për qind. Çmimi më i lartë i vajit është shënuar vitin e kaluar ku për një litër qytetarët paguanin madje deri në 150 denarë. /alsat.mk

Kriza u shfrytëzua për dyfishimin e çmimeve në Maqedoni shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy