Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot në konferencën e përbashkët për media me kryetarin e Këshillit Evropian, Charles Michel theksoi se Kuvendi do të marrë vendim nëse do të fillojë negociatat me BE-në.

Sipas Kryeministrit, Kuvendi do të nxjerrë konkluzione pasi Qeveria t’ua dorëzojë deputetëve propozimin evropian.

“Përfaqësuesit e të gjitha partive politike parlamentare janë të përfaqësuar në Kuvend dhe aty do të kenë takime, ku normalisht do të marrin pjesë përfaqësues nga radhët e tyre dhe në të cilat duhet të diskutohen konkluzionet në lidhje me propozimin evropian që e kemi marrë nga BE-ja”, tha Kovaçevski konferencë e përbashkët për shtyp në Qeveri.

Kovaçevski dhe Michel paraprakisht theksuan se propozimi evropian për fillimin e negociatave përmban të gjitha qëndrimet dhe kundërshtimet e Maqedonisë së Veriut, si dhe se negociatat mund të fillojnë menjëherë pas miratimit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Siç u njoftua, propozimi parasheh një gjuhë të pastër maqedonase, të barabartë me gjuhët e tjera të vendeve anëtare të BE-së./Telegrafi/

The post Kuvendi do të vendosë nëse do të fillojmë negociatat e Maqedonisë së Veriut me BE-në appeared first on Telegrafi.