Kuvendi i Maqedonisë assesi të funksionojë normalisht, nuk ka kuorum

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kuvendi edhe sot nuk arriti të miratojë pika nga rendi i ditës në seancë plenare. Për dallim nga një ditë më parë kur nuk kishte kuorum, sot nuk kishte vota, përkatësisht nuk kishte shumicë.

OBRM-PDUKM-ja vlerëson se veprimet e shumicës parlamentare po rrënojnë imazhin e Kuvendit. Sipas opozitës, përveç deputetëve të shumicës, ligjvënësin nuk po e respekton as Qeveria.

“Për të dëshmuar para opinionit se është duke punuar diçka, caktohen seanca të vjetra me pika të hapura, ndërsa udhëheqësja e Kuvendit nuk arrin të siguron as ministra dhe zëvendësministra të marrin pjesë. Për këtë arsye disa pika hapen dhe mbyllen me arsyen se nuk ka përfaqësues të besuar nga Qeveria. Kredibiliteti i Kuvendit është rrëzuar deri në atë nivel sa përfaqësuesit ekzekutiv nuk paraqiten në seancë edhe pse e kanë obligim ligjor”, tha Mile Lefkov, Deputet i
OBRM-PDUKM-së.

Deputeti i Lidhjes Demokratike, Pavle Trajanov diagnostikoi problemin me mungesën e kuorumit për punë. Sipas tij, Alternativa po kushtëzon seancat plenare për pozita në ekzekutiv dhe postin e nënkryetarit të Kuvendit.

Advertisement

“Alternativa e kushtëzon pjesëmarrjen e saj në Kuvend me shkarkime dhe emërime në Qeveri dhe me emërimin e nënkryetarit të Kuvendit. Ky sistem i kushtëzimit për mua është i rrezikshëm dhe i papranueshëm dhe ky koalicion pikërisht për këtë arsye funksionin rëndë sepse gjithmonë është nën kushtëzime dhe kërcënime. E ka shumë të vështirë LSDM-ja dhe Kovaçevski ta menaxhon këtë situatë dhe për këtë arsye them se në tetor duhet ulur dhe të bisedohet se si të vazhdohet tutje”, u shpreh Pavle Trajanov, Deputet i LD-së.

Por partia e Afrim Gashit vlerëson se ankesat e partive të vogla burojnë nga pakënaqësia e tyre me pushtetin.

“Shumica parlamentare është stabile dhe nuk ka asnjë problem, së paku nga ana e Alternativës. Ankesat e partive të vogla besoj se janë për arsye të pakënaqësisë me hisen e pushtetit, por kjo nuk varet nga ne. Ne e kemi marrëveshjen tonë për inkuadrim në Qeveri dhe ajo po zbatohet”, njoftojnë nga Alternativa.

Nga java e kaluar Kuvendi nuk ka nxjerr në votim asnjë pikë, ndërsa pikat e shqyrtuara i ka mbyllur me diskutim duke caktuar votimin e tyre maratonik në një vazhdim tjetër. Kreu i Kuvendit në koordinimin e parafundit u shpreh i gatshëm për të shpërndarë Kuvendin, duke kërkuar që paqartësitë ekzekutive të zgjidhen jashtë Kuvendit. Partitë më të mëdha brenda shumicës parlamentare, LSDM dhe BDI edhe pse nuk arrijnë të sigurojnë kushte punë, pretendojnë se janë duke punuar në sigurimin e 80 votave të nevojshme për ndryshimet kushtetuese./Alsat/

Advertisement

Kuvendi i Maqedonisë assesi të funksionojë normalisht, nuk ka kuorum shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy