Kuvendi i Maqedonisë, sot vazhdon seanca e 50-të

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot në orën 12:00 vazhdon debati për seancën e 50-të, rendi i ditës të së cilës ende nuk është konfirmuar.

Seanca dje ishte ndërprerë për shkak të lëshimit të sallës nga ana e deputetëve të opozitës, të cilët kërkuan para deputetëve të gjenden dorëheqjet e ministrit të Shëndetësisë Venko Filipçe dhe zëvendësit të tij Ilir Hasani, që të konstatohen nga shtëpia ligjdhënëse.

Koordinatori i deputetëve të OBRM-PDUKM-së Nikolla Micevski, tha se edhe përkundër kërkesave të tyre, Xhaferi e ka vazhduar seancën sikur nuk ka ndodhur asgjë.

Ndërsa koordinatori i deputetëve të LSDM-së Jovan Mitrevski, tha se ministri i Shëndetësisë çdo herë ka qenë korrekt dhe nëse ai dorëhiqet, shumica do t’i kërkojnë falje.

Advertisement

Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, tha se deputetët e opozitës “kanë vendosur me vetëdije të mos marrin pjesë në punën e tyre, për të cilën paguhen”./Telegrafi/

 

Kuvendi i Maqedonisë, sot vazhdon seanca e 50-të shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy