Ekipet e shpëtimit kanë kryer evakuim të suksesshëm të një alpinisti nga Maqedonia, i cili u lëndua mëngjesin e sotëm në malin Baba, në afërsi të majës së Pelisterit.

“Ne e realizuam operacionin e shpëtimit, pra evakuimin e alpinistit maqedonas të moshës së mesme, në bashkëpunim me ekipin tonë prej katër anëtarësh të trajnuar për shpëtimin e njerëzve në male dhe me mbështetjen e profesionistëve nga Institucioni Publik i Parkut Kombëtar “Pelister”, Qendra për Menaxhimin e Krizave dhe nëpunës të policisë nga MPB. E lokalizuam alpinistin e lënduar pranë shkëmbit, në një terren jashtëzakonisht të vështirë. Operacioni zgjati më shumë se një orë dhe përfundoi me sukses, ndërsa alpinisti u transportua me helikopter në Manastir, dhe më pas në një institucion shëndetësor për ndihmë mjekësore”, tha Petar Nolev, udhëheqës i aksionit të shpëtimit.

Edhe nga QMK njoftojnë për rastin:

“Pas një denoncimi për një person të lënduar nga një qytetar përmes numrit të urgjencës 112, Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK) menjëherë kërkoi evakuim të organizuar me helikopter të një alpinisti nga Velesi, i cili kishte pësuar një lëndim në malin Pelister, afër Manastirit. Në orën 12:30 ndërhynë me sukses pjesëtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme, me helikopter dhe njësinë speciale “Tigër”. Personi i lënduar u evakuua dhe u transportua i sigurt deri te Stadiumi i Qytetit në Manastir, ku u mor nga një ekip i Ndihmës së Shpejtë – Manastir dhe u dërgua në Spitalin Klinik të Manastirit, në Repartin e Ortopedisë. Gjatë gjithë aksionit, personi ishte i vetëdijshëm dhe në kontakt me shërbimet e shpëtimit”, thonë nga QMK.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në aksion morën pjesë edhe forcat speciale policore “Tigrat”.

The post Lëndohet alpinisti në malin Pelister, evakuohet me sukses pas intervenimit nga QMK dhe Ekipet e Shpëtimit appeared first on Telegrafi.