Lokalizohen të gjitha zjarret në Maqedoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Zjarri i cili prej dy ditësh ka shpërthyer në kodrat malore në mes të fshatit Budinarci dhe Mitrashinci të Berovës është vënë nën kontroll pasditen e djeshme në orën 17:00, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Siç informon Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim (DMSH), ekipet dhe të gjithë pjesëmarrësit e tjerë në shuarjen e zjarrit janë kthyer në baza, ndërsa ekipet e pylltarisë “Maleshevë” – Berovë qëndrojnë në detyrë në terren.

Me një postim në Facebook, DMSH njofton se gjatë ditës së sotme do të kryhet kontroll në terren.

Dje në orët e pasdites është riaktivizuar zjarri në deponinë e mbeturinave ndërtimore në afërsi të vendit Ralova Çukës në fshatin Oçipalë të Dellçevës, i cili është lokalizuar mbrëmjen e së premtes.

Advertisement

Gjatë pasdites së djeshme për shkak të temperaturave të larta ka shpërthyer zjarr në deponinë “Vardarisht” përballë Ndërmarrjes Publike “Lajka” në Shkup, i cili është shuar me dy automjete zjarrfikëse, ndërsa është djegur edhe deponia “Treshtena Skala” në Shtip, ku kanë ndërhyrë zjarrfikësit me dy cisterna me ujë dhe ekskavator./Telegrafi/

Lokalizohen të gjitha zjarret në Maqedoni shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy