LSDM-ja kërkon mbledhje të Këshillit në Bashkinë e Shkupit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Këshilltarët e LSDM-së në Bashkinë e Shkupit kërkojnë nga kryetari i Këshillit që të thërrasë seancë të jashtëzakonshme ku kryetarja Danella Arsovska duhet të përgjigje për gjendjen financiare të Bashkinë së Shkupit si dhe shumë çështje të tjera, përfshirë edhe transportin publik. Liljana Bozhinovska nga LSDM, nga LSDM thotë se Bashkia e Shkupit po keq menaxhohet dhe rezultati është xhirollogaria e bllokuar që do të sjellë kaos edhe më të madh në kryeqytet.

“Kjo nuk është gjëja më e keqe që mund t’i ndodhë Shkupit, nëse ai falimenton do të thotë një kolaps i plotë i sistemit të qytetit. Falimentimi do të çojë në institucione jofunksionale, shërbime akoma më të këqija për qytetarët dhe greva e protesta të administratës së qytetit. Këshilli i Qytetit të Shkupit duhet të mbajë seancë të jashtëzakonshme për të diskutuar për gjendjen aktuale financiare të qytetit. Të gjitha parakushtet për mbajtjen e një seance të tillë janë plotësuar dhe seancën duhet ta caktojë kryetari i Këshillit, Trajko Sllaveski nga OBRM-PDUKM. Kaosi në qytet arrin kulmin dhe banorët e Shkupit me të drejtë janë të zemëruar dhe të zhgënjyer”, tha Liljana Bozhinovska, këshilltare e LSDM.

Pavarësisht përpjekjeve nuk arritëm të biem në kontakt me kryetarin e Këshillit të Bashkisë së Shkupit, Trajko Sllaveski, për të kuptuar nëse i njëjti planifikon ose jo që të thërrasë seancë të jashtëzakonshme. Nga LSDM ngritën shqetësim edhe për gjendjen me transportin publik, pasi thonë se deri tek ata ka arritur një numër i madh ankesash nga qytetarët, që tashmë 8 muaj vuajnë nga kaosi i krijuar në transportin publik në kryeqytet.

Këtë javë autobusët e transportuesve privatë duhet të kthehen në qarkullim dhe më në fund të normalizohet transporti publik. Të paktën kështu premtoi kryetarja Danela Arsovska pak ditë më parë, e cila pohon se me transportuesit privatë janë zgjidhur të gjitha problemet, ndonëse nuk tha se cilat kanë qenë dhe si i ka zgjidhur saktësisht problemet. Por të paktën pas disa shpalljeve publike të dështuara, i fundit, për të cilin ofertat u hapën gati një muaj më parë, rezultoi i suksesshëm. Megjithatë sot autobusët privat nuk i panë në qarkullim.

Advertisement

LSDM-ja kërkon mbledhje të Këshillit në Bashkinë e Shkupit shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy