LSDM: Mickoski ka qenë këshilltar i Gruevskit kur janë bërë krimet me parcelat në Vodno

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nga LSDM përmes një komunikate thonë se Mickoski duhet të japë dorëheqje për shkak të gjykimeve në rastin gjyqësor “Parcelat në Vodno”.

Sipas tyre, edhe një herë u vërtetua se OBRM-PDUKM është parti kriminale, ndërsa në këtë rast gjyqësor, Gruevskit ka vjedhur partinë e tij dhe ka larë paratë me skema të ndryshme kriminale për të blerë parcela prej 11 mijë metrave katrorë.

“Shefi i Mickoskit, i arratisuri Nikolla Gruevskit, i dënuar për 7 vjet burg i është marrë pronat dhe është konfiskuar. Mickoski në atë periudhë kur janë bërë krimet në Vodno ka qenë këshilltar i Gruevskit dhe më pas sekretar i përgjithshëm i partisë”, thonë nga LSDM.

Ata shtojnë se as Mickoski dhe as partia e tij nuk dënuan krimin dhe nuk kërkuan falje.

Advertisement

“E vetmja agjendë politike e Mickoskit është pengimi i drejtësisë, shtetit dhe mbrojtja e krimit të Gruevskit. Pas gjithë kësaj, pas këtyre vendimeve gjyqësore, Mickoski duhet të japë dorëheqje”, thonë nga LDSM./Telegrafi/

LSDM: Mickoski ka qenë këshilltar i Gruevskit kur janë bërë krimet me parcelat në Vodno shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy