
Opozitarja LSDM kërkon dorëheqjen e Ministres së Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska pasi sipas tyre ajo është e paaftë dhe i la nxënësit pa libra.
Nga LSDM deklaruan se Janevska pohonte se më 1 shtator do të ketë libra për të gjithë nxënësit ndërsa realiteti sot është zhgënjyes: libra nuk ka, ndërsa ata që ekzistojnë janë të grisur dhe të papërdorshëm.
“Me një gjë u mburr Janevska dhe gënjeu! Libra nuk ka! Pranimi i Janevskës se nuk ka libra, por se do të sigurohen më vonë përmes donacioneve është skandaloz. Po cili është roli i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, të lypë donacione apo të sigurojë me kohë libra për fëmijët?! Për çfarë paguhet Vesna Janevska nga qytetarët? Për t’u bërë fotografi apo për të siguruar kushtet bazë për mësimdhënie?”, thonë nga LSDM.