LSM bën thirrje të zgjidhet statusi i rreth 4.700 mësimdhënësve në Maqedoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM) bëri thirrje që sa më shpejt të zgjidhet statusi i rreth 4.700 mësimdhënësve dhe bashkëpunëtorëve profesional në arsim, përkatësisht statusi i tyre të rregullohet me marrëveshje për punësim në kohë të pacaktuar.

“Rreth 4.700 mësimdhënës dhe bashkëpunëtorë profesional në arsim varen nga vendimi i deputetëve për zgjidhjen e statusit të tyre ekzistencial, për sigurimin e një pune dhe rrugë të sigurt dhe dinjitetshme”, theksojnë nga LSM.

Ata shtojnë se si sindikatë e vetme si në sektorin publik ashtu edhe në sektorin privat, gjithmonë do të mbrojnë punëtorët.

“Me procedurat të të gjithëve akterëve në shoqëri, nevojitet që bashkërisht të kontribuojnë që punëtorët në arsim të ndjehen të dinjitetshëm dhe të mos frikësohen për sigurinë e vendeve të tyre të punës”, theksojnë nga LSM./Telegrafi/

Advertisement

LSM bën thirrje të zgjidhet statusi i rreth 4.700 mësimdhënësve në Maqedoni shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy