LSM: Bukë më e shtrenjtë për punëtorët, Qeveria vepron në kundërshtim me Kushtetutën

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë konsideron se Qeveria nuk dëgjon për nevojat e qytetarëve dhe punëtorëve, sepse në kushtet e krizës nuk po ndërmerr masa, dhe siç thekson, pa arsye të justifikuara nuk mundësoi rritjen e pagave, gjegjësisht harmonizimin e tyre me pagën minimale.

Qeveria, thonë nga LSM-ja po i lë punëtorët dhe qytetarët vetë të gjinden ashtu siç dinë dhe munden në kushte post-kovid, ekonomike, energjetike dhe ushtarake me të cilën po përballen. Në periudhën e kaluar, sipas Sindikatës, Qeveria nuk i ka dëgjuar nevojat e punëtorëve dhe qytetarëve të saj dhe në vend që me masa në kohë dhe të targetuara, në vend me rritjen e pagave të ndikojë drejtpërdrejtë në standardin e punëtorëve dhe qytetarëve, ajo, siç theksojnë nga LSM-ja, refuzon t’i rrisë, gjegjësisht t’i harmonizojë pagat e të punësuarve të saj edhe në këtë krizë ekonomike dhe energjetike i lë ata në prag të ekzistencës.

“Përfaqësuesit e Qeverisë nga kolltuqet e tyre të rehatshme në kabinetet me ajër të kondicionuar shohin një botë rozë, për dallim nga punëtorët të cilët edhe krahas kësaj që punojnë nga dita në ditë janë gjithnjë më të varfër sepse inflacioni është 14,5 për qind, shporta minimale sindikale për një vit është rritur për 5.498,00 denarë gjegjësisht për 16 për qind, dallimi ndërmjet pagës mesatare neto dhe shportës sindikale në vitin 2022 është 7.384 denarë, çmimi i bukës për 1 vit është rritur për më shumë se 100 për qind, i vajit për gatim për 94 për qind, i karburanteve për 64,5 për qind, energjia jo elektrike për 9,4 për qind, i gazit për 64,6 për qind, ndërsa nuk është ulur asnjë produkt apo energjens”, reagojnë nga LSM-ja.

Punëtorët punojnë, theksojnë nga Sindikata, ndërsa janë të varfër dhe nuk mund t’i ushqejnë familjet. Ata punojnë, thonë nga LSM-ja, por askush nuk ua vlerëson punën.

Advertisement

“Përderisa arka e shtetit po mbushet nga tatimet të cilat për shkak të çmimeve të rritura derdhen në arkën e shtetit, punëtorët dhe qytetarët mundohen të dalin në fund me rritjen enorme, ndërsa dimri ende nuk është afër. Pa ekzistimin e arsyeve reale dhe të justifikuara, Qeveria vepron në kundërshtim me Kushtetutën në të cilën është rregulluar detyrimi për respektimin e të drejtës dhe ligjeve dhe funksionimin e plotë të shtetit ligjor, Qeveria nuk vepron në përputhje me Ligjin për pagën minimale, ligjet e tjera dhe sundimin e ligjit dhe nuk siguroi rritje, përkatësisht harmonizim të pagave për të paktën 2806 denarë për të gjithë të punësuarit në sektorin publik dhe në këtë mënyrë ta zbusë ndikimin e goditjeve të çmimeve të cilat po i përjetojnë punëtorët çdo ditë”, theksohet në reagimin e sotëm të LSM-së.

LSM: Bukë më e shtrenjtë për punëtorët, Qeveria vepron në kundërshtim me Kushtetutën shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy