LSM: Në rebalancimin e buxhetit nuk shikojmë para për rritjen e pagave prej 2.806 denarëve

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM) në rebalancin e buxhetit të prezantuar dje nga ministri i Financave Fatmir Besimi, nuk sheh para për rritjen e pagave të punonjësve të sektorit publik, në mënyrë lineare, për 2.086 denarë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Kujtojmë se në negociatat për Marrëveshjen e re të Përgjithshme Kolektive për sektorin publik është pranuar që rritja lineare e pagave për së paku 2.806 denarë do të ndodhë me rebalancin e buxhetit, siç u bindëm nga Qeveria, por fatkeqësisht rezulton se thjesht po blinte kohë dhe luante me fatin e 130 mijë punëtorëve në vend, në një kohë kur kriza ekonomike, energjetike, ndërsa inflacioni po hanë pagat e punëtorëve”, thuhet në deklaratë.

LSM dhe sindikatat kanë kërkuar rritje pagash që nga 1 maji dhe më shumë se 7500 punëtorë kanë dalë në rrugë për të bërë të qartë se kanë nevojë për rritje të menjëhershme të pagave, por mesazhi nuk kuptohet qartë.

“Kërkojmë mbledhje urgjente me Qeverinë, e cila do të konfirmojë atë që është rënë dakord në parim dhe të zbatohet menjëherë. Nëse tani nuk arrihet marrëveshje për 2.806 denarë, nga shtatori do të jetë 18.4 për qind, gjegjësisht sa është rritur paga minimale sipas ligjit, ku duhet të respektohet afati gjashtëmujor, për çka Qeveria ka thënë qartë se në gjashtë muaj pagat e tjera do të harmonizohen dhe nuk do të ketë më kthim!

Advertisement

LSM-ja përpiqet t’i ndihmojë punëtorët me të ardhura më të ulëta dhe për këtë arsye kërkesa për rritje të pagave për 2.806 denarë është zgjidhje solidariteti i menjëhershëm, e në të kundërtën nga sinjalet e dërguara me buxhetin plotësues solidariteti do të zhduket dhe punëtorët do të kërkojnë atë që ju takon me ligj”, thonë nga LSM./Telegrafi/

LSM: Në rebalancimin e buxhetit nuk shikojmë para për rritjen e pagave prej 2.806 denarëve shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy