Maqedoni, 86 raste të reja me Covid-19

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë kryer  gjithsej 1167 testime për Covid-19, dhe janë regjistruar 86 raste të reja të infektimeve, dhe atë: Shkup 65, Manastir 4, Prilep 3, Gostivar, Shtip, Resnjë dhe Berovë nga 2. Kavadar, Veles, Ohër, Strumicë, Koçan dhe Kriva Pallankë nga 1.

Nga numri i përgjithshëm i rasteve pozitive (86), janë regjistruar 18 riinfeksione, ndërsa 87 pacientë janë shëruar.

Nuk është raportuar asnjë vdekje në 24 orët e fundit. Sipas regjistrit të personave të vdekur me diagnozë Covid-19 nga sistemi “Termini im”, është regjistruar vetëm një person i vdekur nga Demir Kapija (74 vjeç), i cili ka ndërruar jetë në spital.

Deri më tani në vend janë kryer gjithsej 2.043.694 testime për Covid-19.

Advertisement

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me koronavirus në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 311.199, numri i të shëruarve është 301.361, numri i të vdekurve është 9.297 dhe numri i rasteve aktive është 541.

Maqedoni, 86 raste të reja me Covid-19 shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy