Maqedoni: Kopshtet do ta vazhdojnë kujdesin për parashkollorët edhe gjatë grevës së paralajmëruar

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale njofton opinionin dhe prindërit se të gjitha institucionet parashkollore do të vazhdojnë të kryejnë aktivitetet e tyre për përkujdesjen dhe edukimin e fëmijëve, në ditët e grevës së paralajmëruar.

Nga MPPS thonë se në përputhje me Konventën për të Drejtat e Fëmijës, dispozitat e Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ligjit për mbrojtjen e fëmijëve, e drejta e patjetërsueshme e fëmijëve është që t’u sigurohet kujdes dhe arsimim në institucionet parashkollore si një formë e mbrojtjes së fëmijëve.

“Sipas Ligjit për mbrojtjen e fëmijëve, në institucionet parashkollore për fëmijë, kryerja e veprimtarisë së përkujdesit dhe edukimit të fëmijëve parashkollorë nuk guxon të ndërpritet përveç rasteve emergjente (fatkeqësi natyrore, epidemi etj.), për të cilat vendos themeluesi, dhe pas pëlqimit paraprak nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, por jo gjatë grevës”.

“Me rastin e grevës së paralajmëruar të SASHK-ut në institucionet parashkollore, e cila e drejtë është e drejtë e garantuar e punëtorëve në pajtim me Kushtetutën, gjatë ushtrimit të së drejtës së grevës, punëtorët janë të obliguar që të ofrojnë kujdes dhe edukim të pandërprerë të fëmijëve të moshës parashkollore”, thonë nga MPPS./Telegrafi/

Advertisement

Maqedoni: Kopshtet do ta vazhdojnë kujdesin për parashkollorët edhe gjatë grevës së paralajmëruar shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy