Maqedoni, në Planin Operativ për këtë vit, për herë të parë futet kuota për përfshirjen e romëve

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Drejtori i Agjencisë së Punësimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bekim Murati, së bashku me përfaqësuesit
e të Qeverisë, Kuvendit dhe OJQ-ve rome, sot mori pjesë në diskutimin tematik në Qeverinë e RMV-së të organizuar me rastin e Ditës Botërore të Romëve.

Ai theksoi se për të rritur mundësinë e romëve për integrim në tregun e punës, në Planin Operativ për këtë vit,
për herë të parë do të synohet rritja e përfshirjes së romëve në masat dhe shërbimet aktive të punësimit duke
futur një kuotë prej 5% për përfshirjen e romëve.

Murati si shembull pozitiv vuri në pah pjesëmarrjen e romëve në Planin Operativ të vitit të kaluar.

“Pjesëtarët e komunitetit rom treguan interes për pjesëmarrje në Planin Operativ për vitin e kaluar, kështuqë 37
qytetarë të bashkësisë etnike rome, përmes programit Vetëpunësim – Sipërmarrësi morën mbështetje financiare prej 5 mijë euro dhe krijuan biznesin e tyre. Pjesëtarët e komunitetit rom, poashtu u përfaqësuan edhe në masat aktive ku
ata janë kategori e synuar dhe që çojnë në punësim të drejtpërdrejtë, siç janë masat aktive Subvencionimi i
rrogave dhe Punësimi dhe rritja e personave juridikë, përmes të cilave u punësuan 123 anëtarë të këtij
komuniteti”, theksoi Bekim Murati.

Advertisement

Në vitin 2021, 9706 pjesëtarë të komunitetit rom u përfshinë në shërbimet e Ndihmës për kërkimin e punës,
Trajnimet motivuese, Përgatitjes për punësim dhe punë, Orientimit profesional dhe Këshillimit për karierrë,
Ndërmjetësimit për punësim, Këshillim dhe Motivim për shfrytëzuesit e ndihmës së garantuar minimale, si dhe
shërbimit Aktivizimi i romëve të papunë dhe personave tjerë në rrezik të përjashtimit
social.

“Shërbimi, Aktivizimi i romëve të papunë dhe personave të tjerë në rrezik të përjashtimit social, është
jashtëzakonisht i rëndësishëm për komunitetin rom, sepse përmes këtij shërbimi, personat e papunë kanë qasje deri
te ekipi i mentorëve, të cilët janë të angazhuar në bashkësitë komunitare. Roli i këtyre mentorëve është që t’i
motivojnë dhe informojnë rregullisht për mundësitë e punësimit ose të përmirësimit të kapaciteteve të
tyre profesionale”, deklaroi Bekim Murati.

Agjencia e Punësimit e Republikës së Maqedonisë së Veriut është e përfshirë në mënyrë aktive në aktivitete të
shumta që synojnë integrimin më të madh të romëve në tregun e punës.

APRMV-ja bashkëpunon me organizatat e shoqërisë civile që punojnë në fushën e punësimit të romëve, shkëmben të
dhëna me ta dhe zbaton projekte dhe ngjarje. Përfaqësuesit e APRMV-së morën pjesë aktive në projektin “Integrimi i
Romëve 2020” dhe përgatitjen e “Strategjisë për Përfshirjen e Romëve 2022-2030”./Telegrafi/

Advertisement

 

Maqedoni, në Planin Operativ për këtë vit, për herë të parë futet kuota për përfshirjen e romëve shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy