Maqedonia përgatit privatizimin e Postës shtetërore

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Mbrëmë (13 tetor) Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka diskutuar rreth ligjit për shërbime postare, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas qeverisë, Posta e Maqedonisë së Veriut është duke punuar me humbje. Për këtë arsye në diskutim është privatizimi i plotë i postës së shtetit, ose partneriteti publiko-privat.

“Studimi i fizibilitetit duhet të bëhet në këtë rast dhe të vlerësohet mundësia për marrjen në partneritet publiko-privat ose privatizim i plotë për liberalizimin e shërbimeve postare sipas rregullativës së BE-së” thuhet në deklaratën e Qeverisë së Maqedonisë.

Sipas udhëheqësisë së Postës së Maqedonisë në pjesën e parë të vitit ky institucion punon me 850 mijë euro humbje. Edhe pse punon me humbje rrogat e të punësuarve paguhen në rregull. /Telegrafi/

Advertisement

Maqedonia përgatit privatizimin e Postës shtetërore shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy