Mariçiq: Maqedonia nuk ka nevojë për referendum

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Zëvendëskryeministri Bojan Mariçiq kundërshton kërkesën për organizimin e referendumit për miratimin e kornizës negociuese, kërkesë kjo e partisë opozitare OBRM-PDUKM dhe Hristijan Mickoskit.

Ai tha se një shumicë prej 2/3 do të mjaftonte për t’i dhënë legjitimitet procesit.

Mariçiq beson se referendumi i mundshëm do të ishte vetëm për pikë politike.

“Kemi marrë mësime, ju kujtohet që opozita këmbënguli për referendum për marrëveshjen me Greqinë. Në vitin 2018, Qeveria pranoi, atëherë në kohën e Zaevit, ne vendosëm të organizonim një referendum, të cilin partia që e kërkoi, vendosi ta bojkotojë. Mendoj se duhet të jetë një mësim për ne. Kemi kapacitet dhe legjitimitet të mjaftueshëm të institucioneve, veçanërisht Kuvendit, për të diskutuar, me dialog për të arritur një shumicë prej 2/3, që është legjitimitet i mjaftueshëm për ndryshimet kushtetuese pa referendum. Ky është mendimi im personal, Qeveria nuk ka qëndrim. Mendimi im personal është se nuk ka nevojë për këtë dhe institucionet duhet të marrin përgjegjësi, në vend që të përdorin referendumin e mundshëm për pikë politike”, tha Mariçiq, informon Tv21.

Advertisement

Ndryshe, Hristijan Mickoski, kryetar i OBRM-PDUKM-së, ka treguar se në referendum qytetarët vetëm do të deklarohen nëse e pranojnë kornizën negociuese të marrëveshjes bilaterale me Bullgarinë, por jo edhe ndryshimin e Kushtetutës.

Ai është i vendosur se akti më i lartë juridik nuk do të ndryshohet dhe bullgarët nuk do të jenë në të.

Mariçiq: Maqedonia nuk ka nevojë për referendum shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy