Mariçiq për shkarkimin e gjykatësve në Ohër: Mendoj se Këshilli Gjyqësor ka argumente të forta

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri i Drejtësisë Bojan Mariçiq, ka folur në lidhje me shkarkimin e disa gjykatësve në Ohër.

Ai tha se Këshilli Gjyqësor ka argumente të forta, për vendimin për të shkarkuar gjykatësit.

“Çdokush ka të drejtë të argumentohet në procedurë nëse mendon se Këshilli Gjyqësorë ka gabuar. Por mendoj se Këshilli Gjyqësorë kur merr vendime të tilla zakonisht, posaçërisht sipas standardeve të reja që prej vitit 2019, që ja erdhem deri tek shkarkimi i 10 gjykatësve, ka kriteriume dhe procedurë të qartë dhe jam i sigurt që i kanë analizuar të gjitha rrethanat para se të marrin një vendim të tillë”, tha Mariçiq.

Ai gjithashtu dje në një intervistë për “Deutsche Welle”, tha se ka përfunduar koha e “të paprekurve”, si dhe do të ketë pastrim të gjyqësorit./Telegrafi/

Advertisement

 

Mariçiq për shkarkimin e gjykatësve në Ohër: Mendoj se Këshilli Gjyqësor ka argumente të forta shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy