Mariçiq: Presim presidenca franceze të japë rrjedhë të re për eurointegrimet

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Presim përparim në procesin tonë të anëtarësimit në BE gjatë presidencës franceze me BE-në, porositi zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, në fjalimin e tij në konferencën ndërkombëtare “Rrjedhat strategjike 2022” në temë Evropa pas zgjedhjeve presidenciale në Francë.

“Njëkohësisht, punojnë ngushtë dhe intensivisht me fqinjin tonë Bullgarinë për gjetjen e zgjidhjes së përbashkët të pranueshme për çështjet e hapura. Ne e bëmë pjesën tonë, bëmë edhe më shumë se sa pritej deri më tani, tani është koha që BE-ja ta bëjë hapin e tij përpara”, porositi Mariçiq.

Siç bëri të ditur Sekretariati për Çështje Evropiane, ai në fjalimin e tij theksoi se agresioni vijues mbi Ukrainë qartë dëshmoi se sa është me rëndësi është të përfundojë bashkimi i kontinentit, të bëhet më i fuqishëm dhe më rezistues për çfarëdo lloj kërcënime të tanishme ose të ardhshme.

“Ky është qëndrimi që ne si vend e promovojmë gjatë disa dekadave të fundit. Ky ishte qëndrimi edhe i Evropës aktuale gjatë lansimit të prioriteteve gjeopolitike për këtë mandat”, theksoi Mariçiq, duke shprehur keqardhje që pikërisht kriza dërgoi porosi se zgjerimi dhe bashkimi i plotë i kontinentit të vjetër me Ballkanin Perëndimor janë kyçe për stabilitetin dhe sigurinë jo vetëm të rajonit por edhe të gjithë Evropës.

Advertisement

Sipas tij, thuhet në kumtesë, BE-ja është koha e fundit që ta mbajë premtimin e saj për vendin dhe të mbetet e besueshme dhe ta konfirmojë rolin e saj si aktor global me përshpejtimin e procesit të zgjerimit dhe njohjen e dëmit nga mbajtja e status quo, duke theksuar se Franca ka mundësi të madhe që ta kthejë procesin e zgjerimit përmes sigurimit të vendimit për fillimin e bisedimeve për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, me mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare me të dyja vendet.

Konferenca ndërkombëtare vjetore “Rrjedhat strategjike” në organizim të Forumit për Studime Strategjike (FORST) dhe Fondacionit Fridrih Ebert (FES), u ishte dedikuar pasojave nga zgjedhjet presidenciale franceze për të ardhmen e Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor. Në konferencë morën pjesë përfaqësues diplomatikë nga Gjermania, Franca, institucionet e BE-së dhe nga Ballkani Perëndimor, si dhe diplomatë, analistë, akademikë dhe hulumtues.

Mariçiq: Presim presidenca franceze të japë rrjedhë të re për eurointegrimet shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy