Mariçiq: Reformat e zbatuara në gjyqësor japin rezultate

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri i Drejtësisë Bojan Mariçiq, me rastin e Ditës evropiane të drejtësisë, ka shkruar se hapat që i merr qeveria për reformim të gjyqësorit, japin rezultate.

Ai thotë se për ministrinë që ai e drejton dhe për qeverinë, gjyqësori është çështje shumë e rëndësishme dhe se vitet e fundit kanë investuar shumë kohë dhe energji për ndryshimin e imazhit për gjyqësorin, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Sot, kur festohet Dita evropiane e drejtësisë, dua t’ju them se Ministria e Drejtësisë dhe Qeveria vazhdojnë të punojnë edhe më shumë për modernizimin e gjyqësorit, i cili tashmë rezulton me rritje të transparencës dhe efikasitetit. Më lejoni t’ju kujtoj se në vetëm një vit ne arritëm të ulim tarifat gjyqësore me 8 herë, kemi kryer me sukses regjistrimin, kemi digjitalizuar shërbimet për qytetarët, kemi miratuar ligj të ri për mbrojtjen e të dhënave personale që garanton siguri më të madhe digjitale për qytetarët, kemi bërë ndryshime në Kodin Penal dhe Kodin e Përgjegjësisë Civile, me të cilat mbrojtja e gazetarëve tashmë është në një nivel shumë më të lartë”.

“Kemi prezantuar raste të reja penale si “Përndjekja” dhe “Ngacmimi seksual”. Ka nisur filtrimi në gjyqësor dhe deri më tani janë shkarkuar 16 gjyqtarë për shkak të mangësive në punën e tyre. Kkemi ofruar monitorim ndërkombëtar të rasteve të korrupsionit të profilit të lartë dhe krimit të organizuar. Pagat e policisë gjyqësore janë rritur. Është arritur marrëveshje për rritje hap pas hapi të pagave të gjyqtarëve dhe administratës gjyqësore. Po diskutohet edhe për prokurorët. Ministria e Drejtësisë është e hapur për nxënësit e shkollave të mesme të cilët tani po bëjnë punë praktike këtu”, ka shkruar Mariçiq./Telegarfi/

Advertisement

Mariçiq: Reformat e zbatuara në gjyqësor japin rezultate shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy