Mashtrohen dy të moshuara në Ohër, u merren nga 3.000 dhe 3.00 euro

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Më 18 gusht 2022, një banore 74-vjeçare nga Ohri ka raportuar në SPB Ohër se rreth orës 13:00, me telefon ka marrë një njoftim për aksident trafiku në të cilin dyshohet se është lënduar rëndë vajza e saj dhe se i duhen urgjentisht para për ndihmë dhe pagesën e dëmit. Sipas denoncimit, ajo i ka dhënë rreth 3.000 euro një personi që ka dalë para shtëpisë së saj.

“Në të njëjtën ditë, në SPB Ohër është raportuar se një e moshuar banore e një fshati i Ohrit është mashtruar nga një person, i cili i ka kërkuar dhe ka marrë 300 euro për shkak të gjoja borxhit të djalit të saj që jeton jashtë vendit”, njoftojnë nga MPB.

Sektori i Punëve të Brendshme, Ohër, apelon qytetarët që të jenë të kujdesshëm në komunikim me persona të panjohur dhe të mos bien në këto dhe mashtrime të ngjashme, të mos u japin para mashtruesve dhe të gjitha rastet e dyshimta të lajmërohen menjëherë në stacionin më të afërt policor ose në numrin pa pagesë 112./Telegrafi/

Mashtrohen dy të moshuara në Ohër, u merren nga 3.000 dhe 3.00 euro shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy