Mashtronte për viza pune në Gjermani, arrestohet 41-vjeçarja nga Tetova

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Mashtronte për viza pune në Gjermani, arrestohet 41-vjeçarja nga Tetova

SPB Tetovë ka paraqitur kallëzim penal kundër shtetases A.A (41) nga Tetova, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për veprën penale “mashtrim”.

Gjatë vitit 2022, e lartpërmendura ka pasur takim me dy persona nga Gostivari dhe u ka marrë nga 1 000 euro me pretekstin se mund të ndërmjetësojë për të marrë viza vizë pune për në Gjermani.

“Në fund, ajo nuk i ka pajisur me viza dhe nuk ua ka kthyer paratë. Pas denoncimit nga ana e të dëmtareve, shtetasja në fjalë është arrestuar dhe ndaj saj është bërë kallëzimi përkatës”, thonë nga MPB.

Advertisement

 

Mashtronte për viza pune në Gjermani, arrestohet 41-vjeçarja nga Tetova shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy