Mashtrues në Ohër, MPB tregon se si duhet të veprojnë qytetarët

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sektori për Punë të Brendshme u bën thirrje qytetarëve, veçanërisht të moshuarve, që të kenë kujdes nga telefonata të ndryshme mashtruese. Persona që paraqiten si zyrtarë zhvatin para nga qytetarë kryesisht të moshuar, duke iu thënë se dikush nga familja e tyre ka pësuar aksident.

Nga SPB-Ohër kërkojnë nga qytetarët që për çfarëdo rasti ta lajmërojnë në numrin e telefonit 112 ose në stacionin më të afërt të policisë, për të konfirmuar çdolloj informacioni.

“SPB Ohër merr masa për gjetjen e personave të cilët në mënyrë të rreme paraqiten si zyrtarë dhe kryejnë mashtrime, kryesisht me qytetarë të moshuar nga Ohri, me telefonata për gjoja aksident trafiku me viktima ose persona të lënduar rëndë – anëtarë të familjeve të tyre.

Në të njëjtën kohë, duke përdorur ankthin dhe shqetësimin e tyre, ata zhvatin para prej tyre”, thonë nga SPB-Ohër.

Advertisement

Mashtrues në Ohër, MPB tregon se si duhet të veprojnë qytetarët shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy