Mbi 50.000 vizitorë e kanë parë pavijonin e Maqedonisë së Veriut në Dubai Ekspo 2020

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nga 1 tetori e këtej, pavioni i Maqedonisë së Veriut në Dubai Ekspo 2020 u vizitua nga mbi 50.000 vizitorë. Në eventin më të madh botëror për këtë vit, vendi prezantohet me sloganin “Shtëpi në çdo hap”, nën moton “Mundësi të reja”. Këto ditë në Dubai Ekspo është e mundur të lëvizësh, pavarësisht nga pandemia kovid dhe masat e rrepta për të hyrë në Emiratet e Bashkuara Arabe, shumë turistë dhe vizitorë shkojnë për të parë pavionet e vendeve të prezentuara në këtë event që mbahet një herë në dhjetë vjet dhe i cili paraqet ide inovatore për zhvillim teknologjik, qëndrueshmëri, mundësi biznesi, vlera kulturore dhe tradicionale.

Ekspo botërore tash e 170 vjet paraqet platformë për shfaqjen e inovacioneve më të mëdha botërore. Ekspo 2020 e vazhdoi këtë traditë që për një pjesë të madhe të vendeve të përfaqësuara atje i prezentojnë arritjet e tyre më të reja.

Ky manifestim duhej të mbahej vitin e kaluar, por për shkak të pandemisë është anuluar për këtë vit, por nikoqirët, megjithatë, e mbajtën emrin si Dubai Ekspo 2020. Manifestimi filloi më 1 tetor dhe do të zgjasë deri më 31 mars, ndërsa janë prezentuar 192. Çdo ditë në Dubai Ekspo 2020 (expo2020dubai.com) mbahen manifestime të shumta ndërsa vendet e kanë edhe ditën e tyre nacionale kur i prezentojnë mundësitë e tyre.

Dubai Ekspo është vendosur në sipërfaqe prej 438 hektarë dhe ndodhet midis qyteteve Dubai dhe Abu Dabi, në afërsi të kufirit jugor të Dubait me Abu Dabin. Pavijonet janë vendosur rreth sheshit qendror, të titulluar si Al Vasiël, i rrethuar me objekte prej tri fushave të mëdha tematike. Secila prej tyre i kushtohet njërës prej nëntemave të Ekspo 2020 – Mundësi, mobilizim dhe qëndrueshmëri. Lokaliteti ka qendër për raste emergjente që përfshin dhomën e izolimit, dhomën për ndihmë emergjente mjekësore, autoambulanca dhe helikopterë.

Advertisement

Pavijoni i Republikës së Maqedonisë së Veriut është i hapur me mbështetjen e nikoqirit Emiratet e Bashkuara Arabe, ndërsa vizitorët kanë mundësi unike drejtpërdrejtë të njoftohen me kulturën dhe traditën e shtetit tonë si edhe me pasuritë natyrore dhe potencialin turistik. Janë ekspozuar terakota, artefakte, veshje tradicionale, materiale promovuese dhe video prezentime të Maqedonisë së Veriut.

Fokus i veçantë u është vënë mundësive për bashkëpunim ekonomik dhe tregtar, si edhe potencialit investues dhe afarist të vendit, për çka janë vendosur edhe panele informative shtesë për zonat e lira ekonomike, inovacionet, bujqësinë, energjetikën dhe turizmin.

Përfitimet nga pjesëmarrja e Maqedonisë së Veriut në Dubai Ekspo 2020 janë të shumta, nga ngritja e dukshmërisë së vendit në rajonin e Lindjes së Afërt dhe në korniza botërore, rritjen e numrit të turistëve të huaj, krijimin e rrjetit të kontakteve të biznesit për rritjen e bashkëpunimit ekonomik.

Po punohet në promovimin ekonomik por edhe të përgjithshëm të vendit në Dubai Ekspo 2020

Advertisement

Komisari i përgjithshëm për Dubai Ekspo 2020, Bekri Ajdini në një deklaratë për MIA-n thotë se Republika e Maqedonisë së Veriut merr pjesë me pavijonin e tij në këtë manifestim botëror nën moton “Shtëpi në çdo hap” dhe me këtë dëshiron të japë simbol dhe sqarim të mirë se vendi është i hapur për të gjitha bashkësitë që jetojnë atje dhe vizitorët dhe turistët të cilët dëshirojnë ta vizitojnë Maqedoninë e Veriut.

“Gjithashtu japim mesazh të mirë që të gjithë vizitorët të ndjehen si në shtëpi. Në pavijonin prej 380 metra katrorë, 200 metra katrorë janë ekspozitë. Kryesisht prezentohemi në planin ekonomik. Në rreth 75 për qind të të gjithë pavijonit e mbulojmë pjesën e ekonomisë, prezentimin e investimeve të huaja, subvencioneve të cilat i jep shteti, planin për zhvillimin ekonomik, pjesën për energjetikën, por kryesisht edhe në pjesën e turizmit dhe potencialeve tona. Përveç kësaj e prezentojmë Republikën e Maqedonisë së Veriut si shtet ku jetojnë në bashkëjetesë grupe të ndryshme etnike, religjione të ndryshme dhe gjithashtu e shfaqim edhe pjesën tonë historike, kulturën e pasur, përmendoret e pasura. Gjithashtu në pavijon i kemi sjellë edhe dy kafshë tërheqëse, rrëqebullin ballkanik dhe shqiponjën e artë, që janë karakteristike për rajonin tonë dhe të cilat u bënë atraksion pasi janë shumë afër njerëzve lokalë në EBA dhe gjithashtu janë të njohura për ta. Gjithashtu vizitorët mund të shohin edhe veshje tradicionale etnike të cilat gjithashtu janë karakteristike pasi e prezentojnë kulturën dhe traditën e vendit tonë”, thotë Ajdini.

Në përgjithësi, potencon ai, jemi të fokusuar në turizmin, ndërsa Republika e Maqedonisë së Veriut është destinacion i njohur turistik në të gjitha katër sezonet për dallim nga Dubai ku nuk rast të tillë.

“Prandaj e prezentojmë Liqenin e Ohrit dhe turizmin tonë veror, atë dimëror Kodrën e Diellit si destinacion të ardhshëm për turistë dhe Mavrovën, qendrën për skijim etj., por edhe destinacionet e tjera turistike sezonale”, tha Ajdini.

Advertisement

Pavijonin e Maqedonisë së Veriut në Dubai Ekspo 2020 e kanë vizituar mbi 50.000 vizitorë nga e mbarë bota. Sipas Ajdinit, ky është tregues se jemi destinacion interesant dhe atraktiv.

“Nga fillimi i Ekspo 2020 kemi shumë vizitorë që për ne është tregues se jemi destinacion interesant dhe atraktiv. Në këtë pjesë kemi numër rekord të vizitorëve afro 5000 gjegjësisht 4420 vizitorë. Gjithashtu në ditët e punës janë rreth 2500 vizitorë ndërsa për fundjava ky numër mbërrin mbi 4000. Për këto 40 ditë i kemi 50.000 vizitorë. Po përpiqemi që ta prezentojmë vendin tonë i cili siç është me të gjitha bukuritë dhe pasuritë dhe jemi të lumtur pasi kemi sukses të madh”, thekson ai.

Dubai Ekspo 2020 zgjat gjashtë muaj nga 1 tetori deri më 1 prill 2021. Dita jonë nacionale është më 22 shkurt 2022, kur atje pritet prani e udhëheqësisë më të lartë shtetërore. Atëherë do të mbahet edhe konferencë e biznesit por edhe prezentim kulturor me shfaqjen e ansambleve tona dhe ekspozitë në pavijonin tonë.

Ajdini potencoi se njëherësh është duke u punuar me odat ekonomike dhe se në Dubai ftohen të vijnë dhe ta vizitojnë pavijonin tonë si edhe t’i prezentojnë projektet e tyre, kapacitetet dhe prodhimtarinë. Ka biznesmenë, thotë ai, që tashmë janë duke bashkëpunuar me kompanitë e atjeshme edhe nga Lindja e Afërt, por edhe kjo është mundësi numri i tyre të rritet. Ajdini paralajmëron se deri në fund të marsit do të ketë dy deri në tri aktivitete në pavijonin tonë në muaj por edhe në vetë Ekspon.

Advertisement

Ambasadori ynë në Emiratet e Bashkuara Arabe, Abdulkadër Memedi në një deklaratë për MIA-n potencoi se Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Emiratet e Bashkuara Arabe në mënyrë tradicionale kultivojnë marrëdhënie të afërta miqësore të cilat i karakterizon respekti i ndërsjellë dhe mirëkuptimi si në planin bilateral ashtu edhe në atë ndërkombëtar.

“Është fakt që në vitet e fundit marrëdhëniet mes dy vendeve tona shënojnë trend pozitiv, veçanërisht që nga hapja e ambasadës sonë, e cila është një nga të vetmet ambasada rezidente në Lindjen e Mesme, në vitet e fundit, jemi dëshmitarë të një dialogu intensiv mes dy qeverive, në nivelin më të lartë, në muajt e fundit që nga hapja fillestare e post-pandemisë, kemi arritur të përfshijmë në agjendën tonë disa vizita të nivelit të lartë, disa prej të cilave janë vizita historike, duke filluar me vizitën e Ministrit të Jashtëm, Ministrit të Ekonomisë dhe Ministrisë së Kulturës, Zëvendëskryeministrave, realizuam edhe vizitën e parë historike edhe të Presidentit të parë të Parlamentit të Emirateve të Bashkuara Arabe. Njëkohësisht kemi një vizitë të nivelit më të lartë shtetëror nga Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dhe një ngjarje të veçantë të paraparë për më 22 dhe 23 shkurt, Ditën Kombëtare të RMV-së në kuadër të Ekspos me pjesëmarrjen e kryeministrit dhe një delegacioni të lartë qeveritar. Ajo ditë do të jetë dita e RMV-së në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Dubai Ekspo”, deklaroi ambasadori.

Ambasada e Maqedonisë në EBA dhe Memedi i mbulojnë vendet fqinje Arabinë Saudite, Sudanin, Bahreinin. Kuvajtin gjegjësisht vendet e ishullit. Ambasadori thekson se dy rajonet kanë diversitete por se kanë ngjashmëri të caktuara dhe kemi shumë tema të përbashkëta dhe i mbështesim në nivel bilateral dhe ndërkombëtar.

“Para së gjithash, dëshiroj të potencon se rajoni ynë është në prioritetet e bashkëpunimit të EBA në strategjinë e ardhshme të tyre për 50 vitet e ardhshme. Më 2 dhjetor ata shënojnë 50-vjetorin e shtetësisë së tyre dhe në planet e tyre në 50 vitet e ardhshme, rajoni ynë e zë një nga vendet qendrore. Ja mundësia jonë të jemi të pranishëm edhe përmes Dubai Ekspo dhe përmes programeve tona bilaterale me mundësi tona për bashkëpunim ekonomik, investime dhe turizëm etj.”, potencoi ambasadori i EBA Memedi.

Advertisement

Mbi 50.000 vizitorë e kanë parë pavijonin e Maqedonisë së Veriut në Dubai Ekspo 2020 shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy