Mbyllet për komunikacion udhëkryqi tek Kuvendi i Maqedonisë së Veriut

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nga ora 06:00 e mëngjesit e deri të hënën në orët e pasdites, ndalesë e plotë për qarkullim do të jetë udhëkryqi tek Kuvendi, gjegjësisht udhëkryqi mes rrugëve “11 Tetori” dhe “Dame Gruev”, për shkak të kryerjeve të punëve ndërtimore.

Për komunikacion do të jenë të lira vetëm kthimi në të djathtë nga rruga “Dame Gruev” drejt rrugës “11 Tetori” dhe kthimi në të djathtë nga rruga “Filipi i Dytë i Maqedonisë” drejt rrugës “Dimitrie Çupovski”.

Transporti i autobusëve do të lëvizë nëpër rrugët “Dame Gruev” dhe “Filipi i Dytë i Maqedonisë”.

Qyteti i Shkupit u bën apel të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion ta respektojnë regjimin e vendosur të komunikacionit dhe sinjalizimin e vendosur rrugor.

Advertisement

Mbyllet për komunikacion udhëkryqi tek Kuvendi i Maqedonisë së Veriut shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy