MEMBM: Miratohet Ligji për efikasitet energjetik, fatura më të ulëta, ajër më i pastër dhe standarde evropiane

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kuvendi në seancën e fundit ka miratuar Ligjin për efikasitet energjetik, të përgatitur nga Ministria e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale (MEMBM). Me këtë vendim, vendi merr një kornizë tjetër të fortë ligjore, në përputhje me standardet evropiane, i cili do të kontribuojë drejtpërdrejt në uljen e faturave për qytetarët, mjedis më të pastër dhe hapjen e vendeve të gjelbra të reja të punës, informuan nga Ministria e Energjetikës.

“Ligji siguron një hap të konsiderueshëm përpara në uljen e konsumit të energjisë, integrimin e burimeve të rinovueshme dhe uljen e emetimeve të gazrave serrë. Me zbatimin e kësaj do të krijohet një sistem i qëndrueshëm, i cili do ta afrojë vendin me objektivat evropiane të klimës dhe konceptin e tranzicionit të gjelbër”, potencojnë nga Ministria e Energjetikës.

Siç theksojnë, risitë kryesore të Ligjit janë: futja e parimit evropian “Efikasiteti i energjetikës në vend të parë”: strategji afatgjatë për rikonstruimin e ndërtesave rezidenciale, publike dhe tregtare në objekte me efikasitet energjetik: kursime të trefishuara në sektorin publik – rindërtim i detyrueshëm i të paktën tre për qind të ndërtesave publike çdo vit; kolektorë të detyrueshëm diellorë gjatë ndërtimit ose rikonstruimit të shkollave, kopshteve dhe institucioneve publike; mbështetje financiare për investime në panele diellore, sisteme gjeotermale dhe teknologji inteligjente; standarde të larta në furnizimin publik, transparencë digjitale dhe profesionalizim të kontrolleve të energjisë; dhe përfshirja e çertifikatave të karakteristikave energjetike në Kadastrin e pasurive të patundshme dhe inkurajimi për bashkëpunim ndërkomunal.

“Me miratimin e këtij ligji krijohet një kuadër ligjor, ekonomik dhe social që ul shpenzimet për qytetarët dhe bizneset, përshpejton integrimin e burimeve të rinovueshme dhe mundëson krijimin e një sistemi të qëndrueshëm energjetik”, potencojnë nga Ministria e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale dhe shtojnë se mbeten të përkushtuar për realizimin e plotë të reformave në sektorin e energjetikës dhe për harmonizimin me legjislaturën evropiane.

Advertisement
Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy