Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, iu bashkua aksionit nacional për pastrimin e mbeturinave “Fundjava e Pastrimit”, që këtë vit nisi me pastrimin e Akvaduktit të Shkupit – monument historik e kulturor me rëndësi të veçantë për qytetin.

Siç njoftojnë nga MMJPH, aksioni, i organizuar nga Men & Mountain, me mbështetjen e Ministrisë së Mjedisit dhe institucioneve tjera shtetërore, përfshiu mbi 200 vullnetarë, ndërsa do të zhvillohet në më shumë se 500 lokacione në të gjithë vendin, me pjesëmarrjen e mbi 20.000 qytetarëve.

“Në rrugën tonë drejt Evropës, duhet të sillemi në mënyrë evropiane. Mjedisi dhe trashëgimia kulturore kërkojnë respekt, kujdes dhe veprim të përbashkët. Këto iniciativa tregojnë fuqinë e përgjegjësisë qytetare dhe bashkëpunimit të mirë. Mbështetja jonë si Ministri dhe si Qeveri është e pakushtëzuar”, deklaroi Mexhiti.

Në ngjarje morën pjesë edhe presidentja e shtetit Gordana Siljanovska Davkova, ministrja e Arsimit Vesna Janevska, përfaqësues nga BNJVL, komunat e Kisela Vodës dhe Çairit, Birraria e Shkupit, Kryqi i Kuq, ambasadorë, personalitete publike dhe shumë vullnetarë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Aksioni vazhdon më 10 dhe 11 maj, me përfshirjen e institucioneve, shkollave, organizatave qytetare dhe individëve nga i gjithë vendi – me qëllim ngritjen e vetëdijes publike dhe krijimin e një mjedisi më të pastër, më të shëndetshëm dhe të qëndrueshëm për të gjithë.

The post Mexhiti gjatë aksionit ”Fundjava e Pastrimit”: Mjedisi i pastër është prioritet i yni i përbashkët appeared first on Telegrafi.