Mickoski për iniciativën e referendumit: Ta lëmë Xhaferin të thotë fjalën e tij

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nëse është e vërtetë ajo që kam dëgjuar dhe lexuar në media se qeveria po përgatitet të refuzojë iniciativën tonë për referendum të dorëzuar në Kuvend, atëherë kjo do të thotë se ka frikë nga ballafaqimi me popullin, thotë lideri i OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski për iniciativën e referendumit për anulimin e marrëveshjes me Bullgarinë

“I paralajmëroj edhe një herë se përgjegjësia do të jetë e vetme e Qeverisë, sepse ajo nuk tregon kapacitete demokratike.

Kjo është një mundësi e shkëlqyer për një deklarim demokratik të popullit si në referendum, ashtu edhe në zgjedhje të parakohshme, por ndoshta është vetëm spekulim dhe le të lejojë kryeparlamentari Xhaferi fillimisht iniciativën dhe pastaj të bëjë të mundur mbledhjen e 150 mijë nënshkrimeve të nevojshme dhe të shkojmë për referendum”, tha Mickoski./Telegrafi/

Mickoski për iniciativën e referendumit: Ta lëmë Xhaferin të thotë fjalën e tij shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy