Mickoski: Zgjidhja me Bullgarinë nuk përfshinë vetëm ndryshime në Kushtetutë, do të prekë edhe identitetin

Pinterest LinkedIn Tumblr +

“Në horizont është një zgjidhje më gjithëpërfshirëse, e cila nuk do t’i referohet vetëm përfshirjes së bullgarëve në Kushtetutë, por do të prekë identitetin dhe gjuhën maqedonase”.

Këtë e tha kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski, duke folur në një tribunë partiake për llogaridhënien e kryetarëve të komunave, të organizuar në Ohër.

Ai tha se nëse zgjidhja me Sofjen bëhet pjesë e kornizës së negociatave, maqedonasit do të hyjnë në BE “të bullgarizuar”, ose do të negociojnë pafundësisht.

“Për ta është e qartë se nuk kanë 80 deputetë, dhe e vetmja gjë që do t’u mbetet në dispozicion është që të gjitha kërkesat të përfshira në Deklaratën e Parlamentit bullgar të jenë pjesë e kornizës negociuese”, tha Hristijan Mickoski.

Advertisement

Ndërsa nga Qeveria thonë se janë të përkushtuar në gjetjen e zgjidhjes me Bullgarinë, por pa kompromise për gjuhën dhe identitetin.

“Pozicionet tona janë të qarta dhe nuk ka asnjë devijim nga kjo. Nuk do negociohet për gjuhën dhe identitetin”, tha zëdhënësi i Qeverisë, Dushko Arsovski.

Mickoski: Zgjidhja me Bullgarinë nuk përfshinë vetëm ndryshime në Kushtetutë, do të prekë edhe identitetin shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy