Moti për ditët në vijim në Maqedoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Pavarësisht reshjeve të shiut të këtyre ditëve të fundit vjeshta ende nuk ka ardhur. Përkundrazi java që presim përpara na rezervon përsëri mot jo vetëm të kthjellët por një tjetër valë të nxehti si dhe temperatura të larta.

Në këtë mënyrë moti për të gjitha ditët parashikohet i kthjellët por nuk do të mungojnë edhe alternimet e vranësirave kalimtare kryesisht në relivet kodrinore – malore të territorit.

Vlen për tu theksuar se gradualisht me kalimin e ditëve pritet rritja e temperaturave si në vlerat minimale dhe veçanërisht ato të mesditës. Ditët më të nxehta parashikohen të enjten dhe e të premten me temperatura deri në 40 gradë celsius.

Moti për ditët në vijim në Maqedoni shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy