Mozzart: I mituri në bastore në Shkup – Plan i kurdisur për të njollosur kompaninë!

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Largohet nga puna punëtori që lejoi të miturin të hyjë në bastore

Me xhirime të kurdisura dhe në mënyrë të ulët e të pamoralshme, dikush po përpiqet ta njollosë emrin e kompanisë “Mozzart”.

Në këtë mënyrë ka reaguar kjo kompani për lojra fati, pasi Klan Maqedoni, publikoi një video ku shihet një i mitur duke “provuar fatin” në një nga aparatet në këtë bastore.

“Pas bisedës me punonjësin dhe shqyrtimit të pamjeve nga kamerat e vëzhgimit të objektit, është më se e qartë se e gjithë kjo situatë ishte e planifikuar paraprakisht për të dëmtuar kompaninë. Kur punonjësi ka vërejtur se në vendin e pagesës ndodhej një fëmijë i mitur, ka reaguar menjëherë dhe ka kërkuar i mituri të largohet nga objekti”, thonë nga Mozzart.

Advertisement

MOZZART, në reagim, pretendon se e gjithë ngjarja është e kurdisur dhe e planifikuar nga tre persona të rritur dhe kjo është konstatuar pas kontrollit të kamerave të sigurisë, që sipas tyre kanë keqpërdorur të miturin.

Nga MOZZART thonë se kanë ndërprerë kontratën e punës me punonjësin i cili ditën kritike kishte qenë në vendin e punës dhe nuk kishte ndërmarrë masa për ta larguar të miturin.

“Menjëherë është miratuar vendimi për anulimin e marrëveshjes së punësimit pa afat dorëheqjeje të punonjësit që ka lejuar të miturin të mbetet në vendpagesën, për shkak të shkeljes së dispozitave të Ligjit për lojra të fatit si dhe kodit për sjellje afariste të Delta bet SH.P.K Shkup, për respektimin e të cilëve të gjithë punonjësit paraprakisht janë njoftuar dhe trajnuar”, thuhet në reagimin e Mozzart.

Klanm kërkoi qëndrim edhe nga Shoqata e basteve sportive që bënë pjesë kjo bastore të cilët thonë nëse punonjësit vërejnë person të cilin dyshojnë se është i mitur atëherë kërkojnë nga sigurimi që ta largojë atë.

Advertisement

“Nëse konfirmohet prania e një të mituri në bastore, ai njoftohet menjëherë për rregullat ligjore dhe urdhërohet të largohet nga objekti. Pavarësisht rregullave ligjore që ndalojnë hyrjen e të miturve në ambientet ku punojmë, ne kryejmë edhe kontrolle shtesë për të parandaluar shkeljen e tyre, për të cilat punonjësit tanë janë të trajnuar në mënyrë të veçantë”, thonë nga Shoqata e Basteve Sportive.

Ndërsa nga Asociacioni për organizimin e Lojrave të Fatit – APIS, thonë se deri më tani nuk ka denoncim se të mitur vizitojnë bastoret. Ata kanë edhe fushatë nën sloganin “100% legal – STOP, ndalesë për të miturit”./KlanMacedonia

Mozzart: I mituri në bastore në Shkup – Plan i kurdisur për të njollosur kompaninë! shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy