MPB Maqedoni: 15 të dënuar për shkelje të orës policore, 393 për mosmbajtje të maskave

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria për Punë të Brendshme informon se mbrëmë ka dënuar 15 persona për mosrespektim të orës policore, ndërsa 393 tjerë i ka gjobitur për mosmbajtje të maskave.

“Nga ora 22:00, deri 05:00 është konstatuar se 15 persona nuk e kanë respektuar ndalesën për lëvizje. Ndërsa gjatë 24 orëve të kaluara (14/15.03.2021) në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, për masën për mbajtjen e mbrojtjes personale, janë regjistruar 393 shkelje”, thonë nga MPB.

Ata apelojnë tek qytetarët që t’i respektojnë masat dhe protokollet e miratuara nga Qeveria, për parandalimin e COVID-19./Telegrafi/

MPB Maqedoni: 15 të dënuar për shkelje të orës policore, 393 për mosmbajtje të maskave shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy