MPB Maqedoni: Janë marrë të gjitha masat për ndeshjen Maqedoni e Veriut – Kosovë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) në Maqedoninë e Veriut informon se i ka marrë të gjitha masat adekuate, që ndeshjae futbollit në mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, të zhvillohet pa probleme.

Nga MPB thonë se brenda kompetencave të tyre, në bashkëpunim me Federatën e Futbollit të Maqedonisë dhe organet e tjera kompetente, veprojnë në drejtim të garantimit të sigurisë së pjesëmarrësve. Ata thonë se të gjitha masat dhe aktivitetet janë ndërmarrë për të garantuar sigurinë e lojtarëve dhe pjesëmarrësve të tjerë pas mbërritjes në Shkup, gjatë ndeshjes dhe pas ndeshjes.

“MPB gjithashtu informon publikun se në bashkëpunim me autoritetet shëndetësore janë marrë të gjitha masat e nevojshme për të respektuar protokollet për mbrojtje nga përhapja e COVID-19. Në të njëjtën kohë, edhe një herë, informojmë qytetarët se në përputhje me rekomandimet e Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor dhe Sanitar, prania e publikut në ndeshje nuk do të lejohet. Vetëm duke respektuar protokollet për mbrojtje nga përhapja e COVID-19 do të ndihmojmë sa më shpejt që të jetë e mundur normalizimi i gjendjes”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Ata gjithashtu bëjnë apel tek tifo-grupet që të përmbahen nga incidentet, gjuha e urrejtjes ose mënyrat tjera të prishjes së rendit dhe qetësisë publike./Telegrafi/

Advertisement

MPB Maqedoni: Janë marrë të gjitha masat për ndeshjen Maqedoni e Veriut – Kosovë shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy