MPB Maqedoni: Letërnjoftimet do të mund të merren edhe të shtunën dhe të dielën

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria për Punë të Brendshme në Maqedoni informon se në prag të zgjedhjeve lokale që do të mbahen të dielën, (17 tetor), Departamenti i Punëve Civile, gjegjësisht të gjitha departamentet për punët administrative të kësaj njësie organizative në MPB (Kumanovë , Shtip, Veles, Strumicë, Manastir, Ohër dhe Tetovë) më 16.10.2021 do të punojnë për lëshimin e letërnjoftimeve me orar të rregullt pune nga ora 08.00 deri në 16.00.

Në të njëjtën kohë, Departamenti për Çështje Administrative Shkup në ndërtesën e MRTV -së më 16.10.2021 (e shtunë) do të punojë në marrjen dhe lëshimin e letërnjoftimeve me orar të rregullt pune nga 08.00 deri në 16.00.

“Të dielën, 17 tetor 2021, të gjitha njësitë organizative kompetente të listuara do të punojnë vetëm në lëshimin e letërnjoftimeve të përgatitura për qytetarët me orar pune nga ora 07.00 deri në 19.00, duke përfshirë pikat e shpërndara në Shkup (Gjorçe Petrov, Beko, Butel dhe Draçevë).

MPB Maqedoni: Letërnjoftimet do të mund të merren edhe të shtunën dhe të dielën shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy