MPB Maqedoni: Zbulohet grupi kriminal, konfiskohet drogë në vlerë prej 200 mijë eurove

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme, policia dhe institucinet tjera kanë arrestuar 10 persona dhe ka konfiksuar 40 kilogramë marihuanë në vlerë prej mbi 200 mijë eurove.

Sipas policisë, krahas pjesmarrjes së shtetasve të Maqedonisë, në këtë grup kriminal ndërkombëtar ka pasur shtetas të Kosovës dhe Shqipërisë të cilët janë të përfshirë në tregti ilegale me drogë dhe kanë transportuar transportin e marihuanës nga Shqipëria përmes Kosovës në Maqedoninë e Veriut për të përfunduar në Turqi.

Nga policia shtojnë se në fshatin Sopishte nga policët janë ndaluar dy automjete, e drejtuar nga S.F dhe B.F, të dy nga fshatin Nikishtan. Automjeti i parë ka qenë “pastrues”, përkatësisht detektimin e patrollave policore, ndërsa në bagazhin e automjetit të dytë janë gjetur paketime me marihuanë.

Në të njëjtën kohë në qendrën tregatre në Bit Pazar, policia ka arrestuar M.L (49) nga Gjorkastra, L.N nga Shkupi dhe I.E nga Tetova të cilët kanë uhdëtar me “Fiat punto”, ndërsa në lagjen Gjorçe Petrov u arrestuar A.P nga fshati Gërçec.

Advertisement

Po ashtu nga policia ka pasur kontrolle në dy lokacione në Patishka Reka nga ku janë arrestuar M.A 19 dhe K.K 33 për shkak se janë gjetur 26 paketime me marihuanë./Telegrafi/

MPB Maqedoni: Zbulohet grupi kriminal, konfiskohet drogë në vlerë prej 200 mijë eurove shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy