MPJ-Maqedoni: U mbajt Konferenca A5 për edukimin mediatik dhe ballafaqimin me dezinformata

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në kuadër të kryesimit të Maqedonisë së Veriut me SHBA-Karta e Adriatikut më 19 maj 2023, Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në bashkëpunim me Ambasadën e SHBA-së në Republikën e Maqedonisë së Veriut, organizoi Konferencën për Komunikime Strategjike të titulluar “Edukimi mediatik dhe ballafaqimi me dezinformata – gatishmëria e institucioneve për mbrojtje nga ndikimet hibride”, njoftojnë nga MPJ.

“Konferenca filloi me fjalimin hyrës të Sekretarit të Shtetit në MPJ, Filip Tosevski dhe të Augusta Filibin nga Ambasada e SHBA-së në Shkup. Në Konferencën në fjalë, në kuadër të tri sesioneve, me pjesëmarrjen e ekspertit të njohur amerikan Endi Karvin, përfaqësues i Departamentit të NATO-s për Diplomaci Publike, si dhe ekspertëve të shumtë vendas me renome, përfaqësuesve të vendeve anëtare dhe vëzhguesve të SHBA-Karta e Adriatikut, organizatat mediatike dhe shoqëria civile debatuan dhe shkëmbyen mendimet dhe praktikat më të mira për ballafaqimin me kërcënimet hibride dhe dezinformimin. Madje, rëndësia e edukimit mediatik u theksua veçanërisht si një nga mjetet që përmes sistemit arsimor kontribuon në ndërtimin e një shoqërie me qytetarë që janë në gjendje të mendojnë në mënyrë kritike, të analizojnë dhe vlerësojnë informacionin që u shërbehet dhe në këtë mënyrë të forcojë rezistencën demokratike të shoqërisë ndaj ndikimeve të ndryshme malinje.

Ministria e Punëve të Jashtme do të vazhdojë me aktivitetet për ngritjen e vetëdijes për ekzistimin e rrezikut, por njëkohësisht tregon gatishmërinë dhe vullnetin e saj për ballafaqimin me të gjitha sfidat që dalin nga kërcënimet hibride”, thuhet në njoftimin e MPJ-së.

Nga atje shtojnë se në janar të vitit 2023, Maqedonia e Veriut mori kryesimin me ShBA-Karta e Adriatikut, kur edhe po shënohet njëzet vjetori i nënshkrimit të saj./Telegrafi/

Advertisement

MPJ-Maqedoni: U mbajt Konferenca A5 për edukimin mediatik dhe ballafaqimin me dezinformata shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy