MPJ: Qytetarët maqedonas të largohen nga Libani në rastin e parë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Për shkak të përkeqësimit të situatës së sigurisë në Liban, Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Maqedonisë së Veriut u bën thirrje të gjithë qytetarëve tanë që ndodhen në këtë vend që në rastin e parë të mundshëm të largohen nga ai. Gjithashtu apelojmë që të shtyhen të gjitha udhëtimet jo thelbësore në këtë vend.

Ekziston mundësia e përkeqësimit të mëtejshëm të situatës, dhe rrjedhimisht zvogëlimit të mundësive për largim me kohë nga Libani.

Si gjithmonë, Ministria e Punëve të Jashtme i vë të gjitha kapacitetet e saj për t’i ndihmuar qytetarët tanë dhe SOS-it ua vë në dukje numrin e telefonit të Ministrisë së Punëve të Jashtme +389 75 268 736 (email adresa: [email protected] ), njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme.

The post MPJ: Qytetarët maqedonas të largohen nga Libani në rastin e parë appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy