Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, zhvilloi sot një takim pune me drejtoreshën rajonale të Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor, Shaoshing Ju, ku u theksuan prioritetet e Ministrisë për avancimin e shëndetit publik, njoftojnë nga MSH.

“Ministria e Shëndetësisë është institucionalisht e mobilizuar dhe e përkushtuar ndaj reformave thelbësore të sistemit të kujdesit shëndetësor primar, duke përfshirë edhe integrimin e modelit të kujdesit afatgjatë. Këto dy segmente do të plotësohen me procesin e digjitalizimit, i cili është një komponent themelor dhe gjithëpërfshirës i reformës së sistemit shëndetësor”, deklaroi Aliu.

Nga MSH thonë se qëllimi i këtyre reformave është përmirësimi i politikave shëndetësore, rritja e qasjes në shërbime shëndetësore më afër vendbanimit të qytetarëve, si dhe forcimi i kujdesit shëndetësor parandalues.

Nga atje shtojnë se gjatë takimit u diskutua për mundësitë që Banka Botërore të sigurojë mbështetje analitike, teknike dhe financiare për realizimin e këtyre proceseve reformuese./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";